Banderola pro Palestinës nga tifozët e Galatasaray-t, Izraeli bën ankesë në UEFA

Futboll Bota | 20 minuta më parë

Qeveria izraelite ka bërë një reklamim formal në UEFA për shkak të banderolave pro Palestinës, që janë shpalosur nga tifozët e Galatasaray në ndeshjen e Champions League kundër Aston Villa-s. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i klubit turk, Dursun Özbek, i cituar nga “Daily Sabah”.

“Kemi mësuar se qeveria Netanyahu ka bërë një ankesë kundër klubit tonë në UEFA për banderolat e tifozëve tanë në shenjë solidariteti me popullin palestinez, – ka deklaruar Özbek. – Si komb turk, do të vazhdojmë të jemi përkrah të shtypurve, siç kemi bërë gjithmonë në histori.

Nuk do të qëndrojmë në heshtje përballë vuajtjeve të popullit palestinez. Mënyra për të mbajtur politikën jashtë futbollit nuk është të ndëshkosh qëndrimet humane dhe të solidaritetit, por të parandalosh që futbolli të bëhet një instrument presioni politik”.

Sipas Özbek, solidariteti ndërkombëtar në rritje ndaj palestinezëve reflekton një ndërgjegje humane të ndarë, më shumë se një agjendë politike. Presidenti i Galatasaray-t ka ftuar kështu UEFA-n të injorojë natyrën “politike” të denoncimit dhe ta shohë çështjen me sensibilitet njerëzor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme