NATO në mbrojtje të hapësirës ajrore të Letonisë/Një dron shkeli territorin e atij vendi, edhe Estonia paralajmëroi banorët

Avionë luftarakë të NATO-s dhe një dron interceptues u ngritën në ajër gjatë natës në Letoni, pasi një mjet ajror pa pilot hyri për pak kohë në hapësirën ajrore të vendit. Forcat e Armatosura Kombëtare të Letonisë njoftuan se droni u zbulua duke fluturuar pranë afër kufirit me Rusinë përpara se të hynte për pak kohë në territorin letonez mbi komunën Ludza.
Një alarm kërcënimi ajror u lëshua atje rreth orës 02:30 të mëngjesit. “Droni interceptuesi u kthye i sigurt në vendin e tij të lëshimit, ndërsa njësitë e mbrojtjes ajrore mbetën në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi të mundshëm.”- bënë të ditur autoritetet letoneze.
Forcat e Armatosura të vendit deklaruan se po monitorojnë vazhdimisht hapësirën ajrore kombëtare së bashku me aleatët e NATO-s dhe kanë forcuar aftësitë e mbrojtjes ajrore përgjatë kufirit lindor të vendit duke vendosur njësi shtesë. Ata paralajmëruan se incidente të mëtejshme që përfshijnë dronë të huaj që afrohen ose hyjnë në hapësirën ajrore letoneze mbeten të mundshme, ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon.
Gjatë ketij konflikti disa dronë janë rrëzuar dhe shpërthyer në territorin letonez, ndërsa një tjetër është rrëzuar. Ndërkohë Forcat e Mbrojtjes së Estonisë fqinje lëshuan një paralajmërim për një kërcënim të mundshëm ajror mëngjesin e së premtes, duke u bërë thirrje banorëve në gjashtë qarqe të kërkojnë strehim nëse dallojnë një dron dhe ta raportojnë atë tek autoritetet.
Paralajmërime të tilla janë lëshuar edhe më parë, shpesh duke përkuar me sulmet me dronë ukrainas kundër infrastrukturës ruse. Kievi ka thënë se bllokimi i GPS-it rus mund të bëjë që dronët ukrainas të devijojnë nga kursi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




