Nelson Hysa nuk ia del, dorëzohet në raundin e dytë përballë Kabayel

Nelson Hysa është dorëzuar në raundin e dytë përballë boksierit gjerman, Agit Kabayel për peshat e rënda në WBC, në duelin për titull. Një dëmtim në krahun e djathtë ka bërë që boksieri shqiptar ta kishte të pamundur të vazhdonte më tej në “Merkur Spiel-Arena” në Duseldorf.
Në një moment Hysa eci drejt qoshes me atë që dukej të ishte një dëmtim në dorën e djathtë, bërryl ose shpatull, u rikthye derisa stafi i tij hodhi një peshqir në shenjë dorëzimi.
Kështu, Agit Kabayel fitoi me një nokaut teknik në raundin e dytë ndaj sfiduesit nr. 16. Prmirësoi rezultatin në 28-0, ndërsa Hysa, në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, humbi për herë të parë pas 25 fitoreve.
“Më jepni emrat e mëdhenj”, tha Kabayel. “Ndoshta Daniel (Dubois). Ndoshta Filip (Hrgovic). Ndoshta fituesi i Tyson Fury dhe Anthony Joshua”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



