Abissnet Superiore në RTSH/ Teuta përmbys Vorën dhe i afrohet Egnatias

Abissnet Superiore | 18 minuta më parë

Ndeshja mes Vorës dhe Teutës ka qenë ideale për tifozët, të cilët kanë mundur që të ndjekin plot pesë gola. Takimi i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar u mbyll me fitoren e miqve me shifrat 3-2.

Edhe pse e para në avantazh kaloi skuadra e Ballait falë golit të  Trajkov (3′), skuadra e Tetovës reagoi mjaft mirë duke rikthyer ekulibrat me  Pedro Martelo (37′).

Në pjesën e dytë miqtë kompletuan përmbysjen falë golit të shënuar nga Kallaku (56′) dhe dhe Boçi (69′).

Në fund të ndeshjes Vora shkurtoi diferencat falë Pedro Clemente, i cili në të 87’ konvertoi një penallti në gol ndërsa Teuta mbylli këtë duel me një lojtar më pak pasi Zogos mori kartonin e dytë të verdhë në të 86’.

Pas 13 takimesh Teuta mban vendin e dytë me 26 pikë, vetëm një më pak se kryesuesit e Egnatias, të cilët do të luajnë nesër me AF Elbasanin. Nga ana tjetër Vora qëndron në vendin e tetë në kuotën e 13 pikëve. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme