Abissnet Superiore në RTSH/ Tetova: Teuta u rikthye, vuajtëm pas kartonit të kuq!

Abissnet Superiore | 16 minuta më parë

Edlir Tetova për mikrofonin e “Super Gol” pohoi se skuadra e Teutës meritoi gjithçka që arriti në Vorë. Sipas trajnerit të ekipit durrsak lojtarët e tij kishin bërë gjithçka mirë dhe se ky rezultat konfirmon rikthimin e ekipit të tij në rrugën e duhur.

“Mendoj se kemi arritur atë që na takonte pas ndeshjes që kemi luajtur në një fushë delikate si kjo. Kjo fitore na jep një garanci se jemi rikthyer edhe një herë në rrugën e duhur”, tha Tetova.

Për mikrofonin e “Super Gol“ trajneri i Teutës pranoi se kartoni i kuq i Zogos i komplikoi disi detyrat në fushë për ekipin e tij. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme