I dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Gjykata e Lartë lë në burg Izet Haxhinë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e apelit të vitit 2022 për dënimin me 21 vite burg të Izet Haxhisë, i dënuar për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998.
Gjyqtarët nuk kanë pranuar rekursin e Izet Haxhisë duke mbajtur në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit.
Haxhia është shpallur faktor për veprën penale të “Vrasje me paramendim” për vrasjen e deputetit Azem Hajdari në vitin 1998.
Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar për më shumë se 20 vite në Turqi nga ku dhe ekstradua në Maj të 2018 ku u dënua në 2022 me 21 vite heqje lirie dhe mbahet i izoluar në një burg të sigurisë së zakonshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





