Rriten biletat për Kullën Eifel

Duke filluar nga muaji i ardhshëm, ata që duhet të vizitojnë kullën Eiffel në Paris duhet të paguajnë 20 përqind më shumë sa është paguar deri tani.
Këshilli Bashkiak i kryeqytetit francez votoi të premten pro rritjes së çmimit të biletave për të rriturit, në mënyrë që të arrihet mbulimi i kostos së punimeve të rinovimit për të cilat monumenti ka nevojë.
Aktualisht vizitorët paguajnë 29.40 euro për të shkuar me ashensor në majë të kullës, por që nga 17 qershori atyre do t’u duhet të paguajnë 35.30 euro. Këshilli bashkiak gjithashtu vendosi për uljen e tarifave vendore që operatori i kullës Sete paguan çdo vit.
Një numër i ulët i vizitorëve gjatë pandemisë së covid 19 i kombinuar me kostot në rritje të punimeve për rinovimin e kullës e kanë çuar këtë operator në deficit.
Në fillim të këtij viti, stafi i kullës Eifel hyri në grevë duke protestuar kundër investimeve të pamjaftueshme. Qëkur u ndërtua në 1889-ën, vepra e arkitektit Gustav Eiffeil është lyer 19 herë. Atëherë u rekomandua që objekti të lyhej çdo 7 vite për të shmangur dëmtimet nga ndryshku, por ajo nuk i është nënshtruar një procesi të tillë që nga viti 2010.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




