Dëbimi i emigrantëve, Trump përgatit planin e emergjencës kombëtare

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka bërë të ditur në një postim në Truth Social se ai është i përgatitur të shpallë emergjencën kombëtare si pjesë e planit të tij për të dëbuar emigrantët nga Shtetet e Bashkuara.
Në mandatin e tij të parë, Trump shpalli emergjencën kombëtare në kufirin me Meksikën për të anashkaluar Kongresin dhe për të përdorur fondet e Pentagonit për ndërtimin e murit – një lëvizje që u përball me padi të shumta.
Planet gjithëpërfshirëse të imigracionit të administratës së ardhshme kanë filluar të vihen në fokus duke përfshirë zbatimin e masave të rrepta kufitare, goditjen e politikave të epokës Biden dhe fillimin e ndalimit dhe dëbimit të emigrantëve në shkallë të gjerë.
Njerëz të afërt me presidentin e zgjedhur dhe ndihmësit e tij po hedhin bazat për zgjerimin e ambienteve të paraburgimit për të përmbushur premtimin e fushatës së tij të dëbimit masiv, duke përfshirë rishikimin e zonave metropolitane.
Gjithashtu, ata po përgatisin veprime ekzekutive si ato të mandatit të parë në detyrë dhe mund të zbatohen sapo Trump të marrë detyrën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



