SHBA, leje Ukrainës- Shefi i NATO-s: Reagim ndaj ndihmës që Koreja e Veriut po i jep Moskës

Botë | 2 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i saj Mark Rutte ka deklaruar se Aleanca e Atlantikut të Veriut po “punon me ritëm” për të përmbushur premtimet e bëra në Ukrainë.

Duke folur për samitin vjetor të NATO-s, Rutte tha se Aleanca do të përmbushë angazhimet e marra në samitin e Uashingtonit.

“Në NATO, ne po punojmë me ritëm për të përmbushur angazhimet e marra në samitin e Uashingtonit – dhe mbështetja për Ukrainën është po aq e rëndësishme sa kurrë më parë”, tha Rutte të hënën.

Në deklaratën e samitit, anëtarët e NATO-s pohuan angazhimin e tyre të palëkundur ndaj Ukrainës si një shtet sovran, demokratik, i pavarur dhe u zotuan për mbështetje afatgjatë për Kievin.

Referuar qëndrimit të administratës Biden që i dha Ukrainës lejen për të goditur objektiva brenda Rusisë me raketa me rreze të gjatë veprimi, Rutte vuri në dukje lëvizjet e fundit përshkallëzuese nga Moska dhe aleatët e saj.

“Ne shohim zgjerimin e rrezikshëm të luftës, me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë së bashku me Rusinë kundër Ukrainës. Kjo vjen në krye të furnizimit me municione që ofron Koreja e Veriut, dronët nga Irani dhe mallrat me përdorim të dyfishtë të furnizuar nga Kina, të cilat të gjitha ushqejnë makinën luftarake të Rusisë,” shtoi lideri i aleancës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme