Biden dritë jeshile Ukrainës për sulm, Ekspertët: Trump-i mund ta komplikojë reagimin e Rusisë

Botë | 2 vite më parë

Administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump mund të komplikojë reagimin e Kremlinit ndaj vendimit të Presidentit Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë objektivat brenda Rusisë me armë të prodhuara nga SHBA.

Sipas ekspertëve amerikanë, edhe pse zyrtarët rusë kanë theksuar se një vendim i tillë do të shënonte një përshkallëzim të madh që do të pritej me një përgjigje të ashpër.

“Kremlini do t’i japë Donald Trumpit pak kohë që ndoshta ta rivlerësojë këtë politikë, ta rregullojë atë,” tha Naumov për CNN gjatë një interviste në Moskë.

Trump, i cili do të marrë detyrën pas pak më shumë se dy muajsh, ka thënë se dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, por nuk ka specifikuar se si do ta bëjë këtë.

Edhe pse Trump nuk e ka komentuar ende vendimin e Biden, djali i tij, Donald Trump Jr., e ka kritikuar atë.

“Kompleksi Industrial Ushtarak duket se dëshiron të sigurohet që të fillojë Lufta e Tretë Botërore përpara se babai im të ketë një shans për të krijuar paqe dhe për të shpëtuar jetë”, tha ai në mediat sociale.

Megjithatë, Naumov tha se perspektiva e një administrate të ardhshme Trump – dhe mundësia që Trump mund të ndryshojë vendimin e Biden – do të thotë se Kremlini mund të jetë i gatshëm “të japë një liri të caktuar këtu dhe të mos përshkallëzohet në masën që mund të ishte përshkallëzuar”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme