Sulmet izraelite vrasin 46 persona në Rripin e Gazës dhe 33 të tjerë në Liban

Botë | 2 vite më parë

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 46 persona në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, përfshirë 11 persona në një zonë humanitare të shpallur nga Izraeli.

Në Liban, avionë luftarakë goditën periferitë jugore të Bejrutit dhe vranë 33 njerëz në vende të tjera.

Bombardimi i fundit erdhi pasi SHBA tha se nuk do të reduktonte mbështetjen e saj ushtarake për Izraelin pas kalimit të një afati për lejimin e më shumë ndihmave humanitare në Gazë.

Departamenti i Shtetit përmendi disa përparime, edhe pse grupet ndërkombëtare të ndihmës thanë se Izraeli nuk kishte arritur të përmbushte kërkesat e SHBA.

Në Liban pati shpërthime të mëdha në periferitë jugore të Bejrutit, një zonë e njohur si Dahiyeh, ku Hezbollahu ka një prani të konsiderueshme, menjëherë pasi ushtria izraelite lëshoi ​​paralajmërime evakuim atje. 

Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër infrastrukturën e Hezbollahut, duke përfshirë qendrat e komandës dhe vendet e prodhimit të armëve, pa ofruar prova.

Një tjetër sulm izraelit në një ndërtesë apartamentesh në lindje të Bejrutit vrau të paktën gjashtë persona.

Një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në Libanin qendror vrau 12 persona dhe plagosi tetë të tjerë.
Izraeli ka kryer bombardime të intensifikuara të Libanit që nga fundi i shtatorit, duke u zotuar se do të asgjësojë Hezbollahun dhe t’i japë fund zjarrit ndërkufitar më shumë se një viti nga grupi militant libanez.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme