Moldavia dënon rrëzimin e dy dronëve rusë në territorin e saj

Botë | 2 vite më parë

Moldavia tha se dy dronë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore dhe u rrëzuan brenda territorit të saj, duke rrezikuar jetën e njerëzve në zonë.

Dronët u gjetën në fshatin verior të Borosenii Noi dhe në fshatin jugor Firladeni, ndërsa ngjarja është dënuar edhe nga Ministria e jashtme e Moldavisë.

“Dy dronë rusë, të cilët u përdorën për të mashtruar mbrojtjen ajrore të Ukrainës, u rrëzuan sot në Moldavi, duke rrezikuar jetën e qytetarëve moldavë dhe duke shkelur hapësirën tonë ajrore. Ne i dënojmë me vendosmëri këto inkursione agresive dhe përsërisim dënimin tonë për luftën brutale të Rusisë kundër Ukrainës”, tha ministria.

Rusia, e cila filloi pushtimin e saj të Ukrainës në shkurt 2022, ka shtuar sulmet me dronë në Ukrainë gjatë javëve të fundit. Moldavia, e cila shtrihet midis Ukrainës dhe Rumanisë, anëtare e NATO-s, më parë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe tani po kërkon të bashkohet me Bashkimin Evropian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme