Scholzi shpreh shqetësimin për dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi

Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka përshkruar raportet për dërgimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi si “shumë shqetësuese”.
“Kjo nuk mund të nënvlerësohet. Kjo është sigurisht diçka që e përshkallëzon më tej situatën”, u tha ai gazetarëve gjatë udhëtimit të tij në Indi.
Scholz tha se ”masa tregon se presidenti rus Vladimir Putin është në gjendje të rëndë”.
”Është gjithashtu një arsye për të vazhduar përpjekjet për një paqe të drejtë, dhe për të ofruar mbështetje të qëndrueshme dhe të besueshme për Ukrainën”, shtoi ai.
Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ”pret që Rusia të fillojë dislokimin e ushtarëve të Koresë së Veriut nga e diela ose e hëna”.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




