Rreth150 të vdekur dhe të plagosur në Jabalia – Mbrojtja Civile e Gazës akuzon Izraelin për masakër mes palestinezëve

Botë | 2 vite më parë

Mbrojtja Civile e Gazës thotë se ushtria izraelite ka kryer një masakër masive në orët e fundit, duke rrafshuar të paktën 10 ndërtesa banimi në kampin e refugjatëve Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës. Kështu raporton transmetuesi arab Al Jazeera.

Ndërsa duke cituar burime lokale, agjencia palestineze e lajmeve Wafa tha se sulmet e fundit izraelite i kanë marrë jetën dhe kanë plagosur më shumë se 150 persona të strehuar në kampin e Xhabaljas. Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pas vizitave në Izrael, Arabinë Saudite dhe Katar, udhëtoi drejt Londrës, ku takoi homologët e tij nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Izraeli duhet të ndalojë spastrimin etnik kundër palestinezëve në territoret e pushtuara. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi gjatë takimit në Londër me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Duke denoncuar katastrofën humanitare në veri të Rripit të Gazës, Safadi tha: “Ne po shohim spastrim etnik dhe kjo duhet të ndalet.” Në mënyrë indirekte ai i kërkoi Uashingtonit të bëjë më shumë përpjekje për të ndaluar operacionet ushtarake izraelite në enklavën e shkatëruar palestineze dhe më gjerë në atë rajon.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme