Izraeli sulmon Libanin jugor, vriten 3 gazetarë

Botë | 2 vite më parë

Tre gazetarë janë vrarë nga një sulm izraelit mëngjesin e kësaj të premte (25 tetor) .

Ministria e Shëndetësisë së Libanit ka bërë me dije se tre gazetarë u vranë dhe disa të tjerë janë plagosur teksa po pushinin në bujtinat e përdorura nga media në Hasbaya në Libanin jugor.

Viktimat janë Ghassan Najjar dhe Mohamed Reda dhe Ëissam Qassem, të cilët punonin për Al-Manar të Hezbollahut.

Kujtojmë se më herët nga sulmet izraelite janë vrarë pesë gazetarë, duke përfshirë gazetarin vizual të Reuters, Issam Abdallah.

Hasbaya është një qytet i banuar nga myslimanë dhe të krishterë. Ka pasur sulme në periferi të saj në javët e fundit, por ky i sotmi është sulmi i parë në qytet.

“Ky është një krim lufte,” tha ministri libanez i Informacionit Ziad Makary. Të paktën 18 gazetarë nga gjashtë media, përfshirë Sky News, Al-Jazeera dhe transmetuesit libanezë, po qëndronin në bujtina.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme