“Jo përqafime më shumë se 3 minuta”, rregulli i ri në aeroportin e Zelandës së Re shkakton trazira

Botë | 2 vite më parë

Përqafimi i lamtumirës me të dashurit tuaj mund t’ju sjellë telashe në një aeroport të Zelandës së Re, nëse zgjat shumë.

Aeroporti ndërkombëtar në Dunedin, një qytet në Ishullin Jugor, ka vendosur një kufi prej tre minutash për përqafimet, si pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar sigurinë dhe për të mbajtur shmangur trafikun e njerëzve në zonën e tij të uljes.

Një tabelë e ngritur në zonën e aeroportit paralajmëron: “Koha maksimale e përqafimit është 3 minuta. Për përshëndetje më të gjata, ju lutemi përdorni parkingun e makinave.”

Sinjalistika e re ka shkaktuar mjaft bujë. Kritikët i kanë thënë aeroportit se nuk mund të diktojnë se sa kohë lejohet të përqafohet, duke e përshkruar rregullin si “çnjerëzor”.

Aeroporti nuk do të ketë një njësi speciale të policisë së përqafimit që zbaton rregullin, por stafi mund t’u kërkojë me mirësjellje personave që vonohen me përqafime, të lëvizin në parkingun e makinave.

“Ne nuk jemi këtu për t’u thënë njerëzve se sa kohë duhet të përqafohen, por mesazhi është më shumë për tju thënë njerëzve të ecnin përpara dhe të sigurojnë hapësirë ​​për të tjerët.”, komentoi stafi i aeroportit./ The Guardian

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme