Rutte: NATO po heton nëse Koreja e Veriut po dërgon 12 000 trupa në Rusi

Botë | 2 vite më parë
 

NATO po heton nëse Koreja e Veriut po dërgon 12 000 trupa për të mbështetur forcat ruse që luftojnë në Ukrainë, tha të premten sekretari i përgjithshëm Mark Rutte.

“NATO është në kontakt të ngushtë me të gjithë partnerët në rajon, veçanërisht Korenë e Jugut, për të mbledhur të gjitha provat”, tha Rutte.

“Në këtë moment, qëndrimi ynë zyrtar është se ne nuk mund të konfirmojmë raportet se koreano-veriorët janë aktivisht tani, si ushtarë, të përfshirë në përpjekjet e luftës. Por kjo, natyrisht, mund të ndryshojë”, shtoi ai.

Qeveria ukrainase raportoi se ushtarët e Koresë së Veriut janë në radhët e trupave pushtuese ruse.

“Pheniani tashmë po ofron mbështetje masive për Rusinë me predha artilerie dhe raketa me rreze të shkurtër veprimi”, sipas raporteve të shërbimeve të inteligjencës koreano-jugore. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme