Hamasi konfirmon vrasjen e liderit të tij: Nuk ka lirim të pengjeve

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka konfirmuar vdekjen e liderit të grupit, Yahya Sinwar.
“Vdekja e Sinwar vetëm do ta forcojë grupin”, tha Khalil al-Hayya, ndërsa shton se “Hamasi do të vazhdojë në rrugën e tij për të arritur ambiciet e popullit palestinez”.
Teksa me vrasjen e liderit të Hamasit ishin zgjuar shpresat për lirimin e pengjeve, zyrtari grupit tha se “ato nuk do të kthehen pas derisa të përfundojë agresioni në Gaza dhe të ketë një tërheqje të plotë të forcave izraelite”.
Al-Hayya është njeriu më i vjetër në Hamas pas udhëheqësit, Sinwar, i cili u vra gjatë një kërkimi rutinë për anëtarët e Hamasit në Rafah të enjten.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




