Izraelit ka gati planin për të goditur Iranin , sigurojnë SHBA se nuk do sulmohen objektet e naftës

Izraeli ka gati planin për t’iu përgjigjur sulmit iranian të këtij muaji dhe zyrtarët amerikanë presin që kjo të ndodhë përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së, të cilat do të mbahen në më pak se tre javë. Sipas CNN, zyrtarët izraelitë kanë siguruar SHBA-në se sulmi do të kufizohej në objektiva ushtarakë dhe jo në objekte të naftës ose bërthamore.
Izraeli është kundër një “armëpushimi të njëanshëm” në luftën e tij me Hezbollahun, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Hezbollahu u ka bërë thirrje izraelitëve që të pranojnë një armëpushim ose të përballen me “dhimbje”, duke sugjeruar se kjo do të rriste sulmet më në jug në Izrael.
Autoritetet libaneze thonë se numri i sulmeve izraelite në Liban ka kaluar 10.000 . Izraeli goditi periferitë jugore të Bejrutit për herë të parë pas disa ditësh.
SHBA tha se Izraeli ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar rrjedhën e ndihmës humanitare në Gaza, pasi zyrtarët e lartë të administratës së Biden dërguan një letër duke kërkuar më shumë ndihmë./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




