Garda Revolucionare e Iranit: Mbështesim aleatët tanë në luftën ndaj Izraelit

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka deklaruar se nuk do të hezitojë të mbështesë aleatët rajonalë në konfliktin kundër Izraelit.
“Garda e Revolucionit Islamik…nuk do të ngurrojë të mbështesë rezistencën islamike me vendosmëri…për t’u ngritur me guxim kundër këtij regjimi të rremë (Izraelit)” tha Garda në një deklaratë të publikuar nga agjencia e tyre zyrtare e lajmeve Sepah.
Forcat përfaqësuese të Iranit në Lindjen e Mesme kanë sulmuar Izraelin që nga 7 tetori 2023, kur grupi terrorist Hamas nisi një sulm ndërkufitar në vend, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë 251 pengje, duke nisur një luftë të vazhdueshme.
Izraeli ka shmangur dy sulme të drejtpërdrejta raketore iraniane – një në prill dhe një tjetër, më intensiv në tetor kur Republika Islamike gjuajti 180 raketa balistike në vend – me ndihmën e SHBA-së dhe aleatëve të saj rajonalë.
Izraeli është zotuar se do t’i përgjigjet sulmit të tetorit në kohën dhe mënyrën e zgjedhjes së tij, gjë që mund të shkaktojë një reagim edhe më agresiv nga Teherani dhe përfaqësuesit e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




