Macron: Mos i dërgoni armatime Izraelit, mënyra e vetme që t’i jepet fund luftës në Gazë

Lindja e Mesme | 2 vite më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron bërë sërish thirrje duke thënë se ndalimi i eksportit të armëve drejt Izraelit të përdorura në Gazë dhe Liban është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftimeve atje.

“Të gjithë e dimë. Është leva unike që do t’i jepte fund”, tha Macron në samitin e liderëve evropianë dhe mesdhetarë në Qipro

Gjithashtu Macron akuzoi Izraelin se sulmon qëllimisht paqeruajtësit e OKB-së në Libanin jugor.

Sipas Macronit, është absolutisht e papranueshme që paqeruajtësit e OKB-së në Liban të sulmohen qëllimisht nga forcat izraelite.

Nga ana e tij, Izraeli është përgjigjur se ka sulmuar drejt objekteve që kanë paraqitur kërcënim ndaj trupave pranë një poste të OKB-së, duke çuar në plagosjen e dy paqeruajtësve.

Sipas ushtrisë libaneze, dy ushtarë libanezë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm izraelit në një postë ushtarake në Libanin jugor ditën e sotme.

Kryeministri i përkohshëm i Libanit Najib Mikati dënoi vrasjen e tyre.

“Ky krim i vazhdueshëm izraelit kundër Libanit nuk i kurseu sot ushtarët trima që po kryejnë detyrën e tyre kombëtare në mbrojtjen e tokës dhe mbrojtjen e popullit”, tha ai në një deklaratë.

Konflikti i fundit midis Izraelit dhe Hezbollahut shpërtheu një vit më parë kur grupi terrorist i mbështetur nga Irani filloi të lëshonte raketa në Izrael në mbështetje të grupit terrorist Hamas pas masakrës së 7 tetorit.

Ushtria libaneze historikisht ka qëndruar jashtë konfliktit midis Hezbollahut dhe Izraelit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme