Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dënon sulmin ndaj bazave të OKB-së në Liban

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar sulmin e dyshuar nga forcat izraelite në një bazë të Kombeve të Bashkuara në Liban, duke u kërkuar të gjitha palëve në konflikt që të veprojnë ” në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.
“Ne ishim të tmerruar kur dëgjuam ato raporte dhe është jetike që paqeruajtësit dhe civilët të mbrohen”, tha një zëdhënëse e kryeministrit Keir Starmer.
IDF ka thënë se është duke hetuar raportin.
Të enjten, dy paqeruajtës u plagosën kur një tank izraelit dyshohet se qëlloi mbi objektet e OKB-së në jug.
Ndërkohë, punonjësit e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënoja pasi dy sulme ajrore izraelite goditën qendrën e Bejrutit të enjten.
Ministria e shëndetësisë e Libanit thotë se sulmet, të cilat erdhën pa paralajmërim, vranë të paktën 22 persona dhe plagosën 117 të tjerë. Izraeli nuk ka komentuar ende./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




