Uragani Milton i afrohet Floridas

Botë | 2 vite më parë

Shira të vazhdueshëm dhe erëra të fuqishme filluan të fryjnë në zonën e Gjirit të Tampas mëngjesin e së mërkurës, ndërsa uragani i fuqishëm Milton u përplas me një potencial të katastrofik në bregun perëndimor të Floridës. Ndonëse banorët u urdhëruan të evakuoheshin, disa prej tyre këmbëngulën të qëndronin.

”Të prekurit do të përballen me shanse të zymta për të mbijetuar”, thanë zyrtarët.

Rajoni i Tampa Bay, shtëpia e më shumë se 3,3 milionë njerëzve, nuk ka parë një goditje të drejtpërdrejtë nga një uragan i madh për më shumë se një shekull.

”Milton u luhat midis kategorive 4 dhe 5 ndërsa afrohej, por pavarësisht nga dallimi në shpejtësinë e erës, ai do të jetë një stuhi e madhe dhe jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve,

”Ata që u goditën me grusht gjatë uraganit Helene, ky do të jetë një nokaut. Ju duhet të dilni jashtë dhe duhet të dilni tani”, tha Cathie Perkins, drejtoreshë e menaxhimit të urgjencës në kontenë Pinella.

”Urat kryesore rreth Gjirit të Tampas do të mbyllen pasdite”, tha ajo.

”Strehimoret publike janë të hapura për të evakuuarit. Banorët nuk duhet të ndiejnë lehtësim për shkak të indikacioneve që qendra e Milton mund të dalë në breg në jug të Tampas”, shtoi Perkins.

”Milton është përqendruar rreth 365 kilometra në jugperëndim të Tampas, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 250 km/h, vetëm 3-4 km/h larg statusit të kategorisë 5”, raportoi qendra e uraganeve.

Sipas ATSH

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme