Evakuime masive nga Florida teksa rritet fuqia e uraganit “Milton”

Botë | 2 vite më parë

Shteti amerikan i Floridës planifikon të evakuojë rreth 7 milionë banorë, numri më i lartë në shtatë vite e fundit, si pasojë e uraganit “Milton”.

Vorbulla e fuqishme e erës arriti të hënën shpejtësinë mbi 160 km/orë, duke lëvizur nga Gjiri i Meksikës drejt qendrave të populluara afër Oqeanit Atlantik, në Tampë dhe Orlando.

“Nuk mendoj se ka ndonjë skenar kur nuk do të prekemi prej tij. Keni gjithë ditën për t’u përgatitur, gjithë të hënën, ndoshta edhe gjithë të martën për t’u siguruar që të jeni gati me planin e mbrojtjes ndaj uraganit. Nëse jeni në bregun perëndimor të Floridës, në barrierën ishullore, kini parasysh se do t’ju kërkohet të largoheni.

Po përgatitemi për evakuimin më të madh që kemi parë ndonjëherë, ndoshta që nga viti 2017, nga uragani Irma,” deklaroi guvernatori i shtetit, Ron DeSantis.

Guvernatori e zgjeroi të dielën gjendjen e jashtëzakonshme në 51 qyteza dhe paralajmëroi qytetarët se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm.

Rreth 4 mijë trupa të gardës kombëtare ende po ndihmojnë për heqjen e mbetjeve në rrugë pas uraganit “Helena”, që kaloi vetëm pak ditë më parë në zonën e Gjirit të Tampës, duke u marrë jetën të paktën 12 personave. /AP

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme