Hashem Safieddine thuhet se do të jetë lideri i ardhshëm i Hezbollahut

Fati i një pasuesi të mundshëm të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah është i paqartë pas një sulmi ajror izraelit në Bejrut. Një zyrtar izraelit i tha CNN se Hashem Safieddine ishte objektivi i sulmit, por është e paqartë nëse ai u vra.
Safieddine është një kushëri nga nëna e Nasrallah – të dy studiuan së bashku në Iran në fillim të viteve 1980. Ashtu si Nasrallah, Safieddine është një kritik i vendosur i Izraelit dhe Perëndimit, me aleanca të thella me udhëheqjen iraniane.
Safieddine shërbeu si kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut dhe, deri në vdekjen e paraardhësit të tij, shihej si një nga trashëgimtarët më të mundshëm të vendit të rangut më të lartë të organizatës. Grupi ende nuk ka emëruar një pasues të Nasrallah .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




