Liban- Vriten 7 ushtarë izraelitë gjatë luftimeve me Hezbollahun

Ushtria izraelite njoftoi vrasjen e shtatë ushtarëve në luftimet në Libanin jugor. Kjo vjen një ditë pasi Izraeli njoftoi një inkursion tokësor në Libanin jugor.
Luftimet midis trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut po vazhdojnë në Libanin jugor, thanë të dyja palët të mërkurën në deklarata të veçanta.
IDF thotë se tre ushtarë ishin nga njësia Egoz, e njëjta njësi të cilës i përkiste Eitan Yitzhak Oster – ushtari i parë i konfirmuar i vrarë sot . Ai gjithashtu thotë se edhe shtatë ushtarë janë plagosur. Në total, tetë ushtarë izraelitë janë raportuar të vrarë në luftime – të parat brenda Libanit që nga fillimi i pushtimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




