Fundosja e anijes së dytë, industria e transportit kërkon veprime kundër Huthit në Detin e Kuq: Koha është tani

Duhet të ndërmerren veprime urgjente në Detin e Kuq për të ndaluar sulmet ndaj anijeve tregtare nga Huthi të Jemenit. Kërkesa u bë të mërkurën nga grupet kryesore të industrisë, pas fundosjes së një anijeje të dytë.
Militantët Houthi të lidhur me Iranin filluan sulmet me dronë dhe raketa në rrugën e rëndësishme tregtare në nëntor në atë që ata thonë se është solidaritet me palestinezët në Gaza.
Në më shumë se 70 sulme , ata gjithashtu kanë kapur një anije dhe ekuipazhin e saj dhe kanë vrarë të paktën tre detarë.
“Është për të ardhur keq që detarët e pafajshëm po sulmohen ndërsa thjesht kryejnë punët e tyre, punë jetike që e mbajnë botën të ngrohtë, të ushqyer dhe të veshur,” thanë shoqatat kryesore të transportit detar në botë në një deklaratë të përbashkët.
“Këto sulme duhet të ndalen tani. Ne u bëjmë thirrje shteteve me ndikim në rajon që të mbrojnë detarët tanë të pafajshëm dhe për de-përshkallëzimin e shpejtë të situatës në Detin e Kuq.” Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




