Stoltenberg flet për armë bërthamore- Kremlini: Deklarata e tij, një tjetër përshkallëzim tensionesh

Botë | 2 vite më parë

Kremlini ka shprehur zemërim për deklaratën e shefit të NATO-s Jens Stolteneberg se aleanca ushtarake perëndimore po zhvillonte bisedime për dislokimin e më shumë armëve bërthamore, duke e cilësuar atë si përshkallëzim tensionesh.

Në një intervistë për britaniken telegraf, Stoltenberg tha se anëtarët e NATO-s po diskutonin për  të vendosur më shumë armë bërthamore në gjendje gatishmërie,  përballë një kërcënimi në rritje nga Rusia dhe Kina.

“Qëllimi i NATO-s është, padyshim, një botë pa armë bërthamore, por për sa kohë që ekzistojnë armët të tilla, do të mbetemi një aleancë bërthamore, sepse një botë ku Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut kanë armë bërthamore dhe NATO jo, është një botë e rrezikshme”, u shpreh Soltenberg.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov ndërkohë theksoi komentet e Stoltenberg ishin në kontradiktë me deklaratët e samitit për paqen në Ukrainë që u mbajt fundjavën që lamë pas në Zvicër, sipas së cilës është i papranueshëm kërcënimi apo përdorimi I armëve bërthamore në kontekstin e Ukrainës.

“Ajo që tha Stoltenberg nuk është asgjë tjerë përveçse një tjetër përshkallëzim tensionesh”, theksoi Peskov.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme