Ishte denoncuar i humbur, gjendet trupi i pajetë i turistit amerikan pranë Korfuzit, 3 të zhdukur

Një turist i zhdukur amerikan është gjetur i vdekur në një plazh në një ishull të vogël grek në perëndim të Korfuzit. Lajmi është raportuar nga mediat lokale, të cilat bëjnë me dije se zhdukja e turistit amerikan ishte denoncuar nga mikpritësi i tij greko-amerikan.
Vdekja e turistit amerikan është rasti i fundit në një varg ngjarjesh në të cilët turistët në ishujt grek kanë humbur jetën ose janë zhdukur.
Trupi i një turisti holandez 74-vjeçar u gjet nga një dron i zjarrfikësve të shtunën. Dr Michael Mosley, një prezantues dhe autor i njohur televiziv britanik, u gjet i vdekur një javë më parë në ishullin Symi.
Të premten, dy turistë francezë u raportuan të zhdukur në Sikinos, një ishull relativisht i izoluar Cyclades në detin Egje, me më pak se 400 banorë të përhershëm.
Dy gratë, të moshës 64 dhe 73 vjeç, kishin lënë hotelet e tyre përkatëse për t’u takuar. Në ishullin Amorgos, gjithashtu në Cyclades, autoritetet janë ende në kërkim të një turisti 59-vjeçar i shpallur i zhdukur që nga e marta, kur kishte dalë për shëtitje i vetëm. Mediat amerikane e identifikuan turistin e zhdukur si zëvendës sherifi i qarkut në pension të Los Angeles, Albert Calibet nga Hermosa Beach, Kaliforni.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




