Temperaturat deri në 50 gradë celsius, 53 të vdekur në Indi në 3 ditë

53 njerëz kanë humbur jetën në Indi gjatë tre ditëve të fundit, pasi temperaturat e larta arrite një rekord deri në 50 gradë celsius në disa pjesë të vendit.
Rreth 33 persona vdiqën në Uttar Pradesh dhe 20 të tjerë humbën jetën në Odisha, gjatë 72 orëve të fundit.
Për shkak të ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike në Indi po përjeton valë të nxehtit dy javët e fundit ku temperaturat janë 45-46 gradë celsius, ndërsa në disa zona termometri shënon 50 gradë celsius.
Qendra Kombëtare e Indisë për Kontrollin e Sëmundjeve i quan goditjet nga nxehtësia një gjendje “kërcënuese për jetën” me një shkallë vdekshmërie prej 40-64% .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




