Sulm me thikë në Gjermani gjatë një tubimi, plagoset aktivisti kritik me myslimanët

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë gjatë një tubimi në qytetin e Manhajmit në Gjermani.
Pamjet e sulmit u transmetuan drejtpërdrejt në YouTube. Autori sulmoi fillimisht me thikë aktivistin Mishael Shtyrcberger (o. Michael Stürzenberger), 59 vjeç dhe kritik i njohur i kulturës islame në vend. Pas tij, goditjet vijuan me vrull ndaj qytetarëve të pranishëm që tentuan ta ndalonin apo t’u vinin në ndihmë viktimave..
Një polic mbeti i plagosur rëndë prej sulmit para se oficerët e tjerë të ndërhynin duke e qëlluar me armë agresorin.

Viktima kryesore, Shtyrcbergeri, ka shërbyer më parë si zëdhënës i partisë CSU për Mynihun dhe si ish-kryetar i një partie të vogël.
Ai u bë i njohur në Gjermani përmes një nisme qytetare kundër ndërtimit të një xhamie në Mynih. Ai është dënuar dy herë për fyerjen e një polici dhe për nxitje urrejtjeve apo komente denigruese për mësimet fetare. /Bild
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




