Shpërthen një tjetër vullkan në Islandë, shkencëtarët: E qartë nisja e një epoke të re sizmike

Një shpërthimi ri vullkanik ka nisur përsëri këtë të mërkurë në gadishullin Reykjanes në jugperëndim të Islandës, duke shënuar të pestin që prej fillimit të vitit.
Fillimisht një re e madhe e bardhë tymi u ngrit drejt qiellit, ndërsa lumenjtë e llavës filluan të lëviznin në veri të Grindavik. Autoritetet kishin pikasur aktivitet sizmik para shpërthimit, sipas tyre prej akumulimit të magmës nën Svartsengi, ku një impiant i madh energjetik furnizon me energji dhe ujë rreth 30.000 banorët e gadishullit.
Zyrtarët thanë se kishin bërë paraprakisht disa evakuime në qytezën fqinje. Pranë vullkanit raportohet se gjendet rezorti gjeotermal Blue Lagoon, atraksioni më i madh turistik i Islandës, i cili kishte ndaluar përkohësisht aktivitetin.
Zyrtarët thonë se deri në mars 2021, gadishulli Reykjanes nuk kishte parë shpërthime vullkanike prej shekujsh, dhe se një epokë e re sizmike duke se ka nisur në rajon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




