Sulmi në Rafah, Izraeli përdori bombat amerikane: Redukton dëmin ndaj civilëve

Botë | 2 vite më parë

Bombat që Izraeli përdori në sulmin e së dielës pranë Rafahut që vrau dhjetëra palestinezë ishin GBU-39, një municion i prodhuar nga SHBA,.

Sipas investigimit nga CNN dhe nga The New York Times, burimet analizojnë mbetjet nga bomba të dukshme në pamjet lokale, duke përfshirë numrat e identifikimit dhe sistemin e aktivizimit të bishtit, për të identifikuar municionet.

Sipas raportit të NYT, zyrtarët amerikanë i kanë kërkuar Izraelit të përdorë GBU-39, pasi ato mund të ndihmojnë në reduktimin e viktimave civile.

IDF tha dje se përdori dy bomba me 17 kg eksploziv, më e vogla që kanë avionët e saj. Kjo shifër përputhet me specifikimet e GBU-39.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme