GJND urdhër arresti ndaj Netanjahut, DASH: Kjo lëvizje trimëron Hamasin

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matthew Miller ka deklaruar se lëshimi i urdhër arrestit ndaj kryeministrit Izraelit dhe liderit të Hamasit vetëm sa trimëron këtë të fundit.
Sipas tij, kjo mund të dëmtojë përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Miller theksoi gjatë një konference për shtyp se Hamasi ka qenë “pengesa kryesore për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi”.
Ai argumenton se gjykata nuk ka juridiksion as për të pasur në objektiv liderët e Hamasit, duke argumentuar se në vend të kësaj ata mund të mbahen përgjegjës nga IDF në fushën e betejës ose duke u sjellë përpara një gjykate izraelite.
Sa i përket mbajtjes përgjegjëse të zyrtarëve izraelitë për krimet e supozuara të kryera gjatë luftës së Gazës, Miller vë në dukje se IDF ka hetime të brendshme të vazhdueshme, përfshirë ato kriminale, për sjellje të dyshuara të papërshtatshme nga ushtarë individualë gjatë luftës.
Miller vë në pikëpyetje legjitimitetin dhe besueshmërinë e çështjes së prokurorit të GJND-së duke pasur parasysh vendimin e tij për të lëshuar një njoftim ndërsa ato hetime janë ende në vazhdim.
“GJND-ja supozohet të jetë “zgjidhja e fundit” nëse një vend nuk mban përgjegjësi siç duhet dhe kjo aktualisht nuk vlen për Izraelin”, thotë Miller, duke shtuar se çështja e Uashingtonit me vendimin e prokurorit të GJND-së nuk është vetëm një juridiksion.
“Ndjekja e urdhër-arrestit “është plotësisht e pabazë dhe nuk duhet të ishte sjellë”, thotë Miller. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit nuk pranon të thotë nëse SHBA po shqyrton sanksione kundër GJND-së pas vendimit të sotëm.
“GJND-ja ka bërë punë të rëndësishme gjatë viteve për t’i mbajtur njerëzit përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit dhe ne e kemi mbështetur këtë punë. Kjo nuk ndryshohet nga njoftimi i sotëm, por do të them se kemi shqetësime të mëdha për prokurorin dhe hapat që ai ndërmori”, thotë Miller.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




