Furgonit të burgut në Francë i bëjnë pritë, arratiset 30-vjeçari i dënuar. Vriten 2 oficerë, plagosen 3 të tjerë

Të paktën dy oficerë burgu francezë janë vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një furgoni burgu pranë Rouen në Normandi, Francë iu bë pritë. I burgosuri po dërgohej nga gjykata për në burg dhe u arratis pas sulmit.
Furgoni i burgut u përplas nga një furistradë e zezë, nga ku dolën dy persona ma kapuç që mbanin armë zjarri. Dupont-Moretti u tha gazetarëve se incidenti ishte hera e parë që një punonjëse e burgut francez vdiste teksa punonte që nga viti 1992. Ai shtoi se njëri nga gardianët la pas një grua dhe dy fëmijë dhe tjetri një bashkëshorte që ishte shtatzënë në muajin e pestë. Sipas ministrit francez të Drejtësisë, Eric Dupont-Moretti dy nga oficerët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Autorët e sulmit janë ende në kërkim.
“Gjithçka, dhe dua të them gjithçka, do të bëhet për të gjetur autorët e këtij krimi të tmerrshëm. Këta janë njerëz për të cilët jeta nuk do të thotë asgjë. Ata do të arrestohen. Ata do të gjykohen. Dhe ata do të ndëshkohen për krimin që kanë kryer”, tha Dupont-Moretti.
I burgosuri i arratisur, i quajtur Mohamed Amra, është një trafikant droge. Ai dyshohet se ka urdhëruar një vrasje në Marsejë dhe ka lidhje me bandën e fuqishme ” Blacks” në qytet.
Presidenti francez Emmanuel Macron shkroi në X: “Po bëhet çdo përpjekje për të gjetur autorët e këtij krimi në mënyrë që drejtësia të vendoset në emër të popullit francez”./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




