Protestuesit izraelitë bllokojnë kamionët me ndihma për në Gaza, SHBA: Dënojmë sulmin

Protestuesit izraelitë bllokuan kamionët e ndihmave të destinuara për në Gaza, duke hedhur pako ushqimore në rrugë dhe duke grisur thasë me grurë që ishin destinuar për palestinezët të cilët po vuajnë një krizë humanitare për shkak të sulmeve mes Izraelit dhe Hamasit.
Kamionët erdhën nga Jordania dhe u drejtuan për në Rripin e Gazës, ku njerëzit kanë nevojë të dëshpëruar për ndihmë humanitare.
Shtëpia e Bardhë e ka dënuar sulmin, duke e përshkruar “plaçkitjen” e autokolonave të ndihmave si “një zemërim total”.
Sipas raportimeve në mediat izraelite, grupi aktivist Tzav 9 ishte përgjegjës për organizimin e protestës dhe shkatërrimit të ndihmave humanitarëve për palestinezët.
Vetë organizata Tzav 9 hodhi poshtë disa nga veprimet e protestuesve, duke thënë se “sot janë kryer akte që nuk janë në përputhje me vlerat e lëvizjes sonë” megjithatë shtoi se “bllokimi i kamionëve është një hap efektiv që ne bërtasim se asnjë ndihmë nuk kalon derisa të kthehet pengu I fundit”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




