Luftime të ashpra në Kharkiv – Ukraina: Rusia humbi në 24 orë, 1260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Botë | 3 vite më parë

Luftime të ashpra shpërthyen në orët e fundit mes forcave ruse dhe ushtrisë ukrainase për kontrollin e disa fshatrave pranë kufirit me Rusinë. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin marrë pesë fshatra kufitare në rajonin e Kharkivit.

Por, guvernatori i rajonit Kharkivit Oleh Syniehubov tha në një konferencë për shtyp se përleshjet po vazhdojnë në të pesë fshatrat që ndodhen brenda një zone rreth pesë kilometra larg kufirit rus. Ai tha se deri më tani kishin zmbrapsur nëntë sulme, ndërsa i kishin shkaktuar ushtrisë ruse në vetëm 24 orët e fundit, humbjen e 1,260 ushtarëve, një aeroplani si dhe pesë tankeve. 

Ushtria ukrainase tha se ishin dërguar përforcime në rajon për të ndihmuar në stabilizimin e pozicioneve si dhe për të kufizuar përparimin e Rusisë, pas fillimit të një ajo ofensive të re të Moskës të premten. 

Zyrtarët e lartë ukrainas kanë thënë vazhdimisht se nuk besojnë se Rusia ka kapacitetin për kryer një operacion të suksesshëm dhe për të pushtuar qytetin e Kharkiv, ku jetojnë 1.3 milionë banorë. Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës ka paralajmëruar se  26-mujore kundër Rusisë do të hyjë në një fazë kritike në dy muajt e ardhshëm, mes përpjekjesh të Moskës për të shfrytëzuar vonesat në furnizimin me armë të Kievit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme