SHBA- Shkuan të arrestonin të dënuarin, vriten 4 policë, plagosen 4 të tjerë

Një tentativë për arrestim ka përfunduar në tragjedi në SHBA, ku katër policë janë vrarë dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri në Karolinën e Veriut.
Oficerët e policisë u sulmuan teksa shkuan për të ekzekutuar arrestimin e një personi të akuzuar për armëmbajtje pa leje. Autori ka hapur zjarr nga shtëpia, sapo ka konstatuar prezencën e oficerëve të policisë. Autori ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa policia arrestoi një 17-vjeçar dhe një grua. Vdekjen e tre pjesëtarëve të forcave të sigurisë e ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë.
Policia bëri me dije se një prej policëve të plagosur ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Mbi tragjedinë ka reaguar edhe Presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden (Joe Biden), i cili shprehu “ngushëllimet” dhe “mbështetjen” e tij për familjet e viktimave dhe të plagosurve.
Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se ai ishte “i tronditur” në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga zyra e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




