Ndryshimet klimatike- Prodhimi i plastikës, një nga përgjegjëset për krijimin e efektit serë

Botë | 3 vite më parë

“Oreksi” i pafund i njerëzimit për përdorimin e plastikës nuk është problem vetëm për shkak të mbetjeve që krijon. Sipas një studimi të ri të publikuar nga shkencëtarët në Kaliforni, prodhimi i plastikës nxjerr gjithashtu emetime të shfrenuara të gazit serë.

Studimi tregoi se prodhimi i plastikës minon përpjekjet për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe shton ndotje pafund në mjedis dhe trupat e njeriut në formën e mikroplastikës “tinëzare” që arrijnë të futen kudo.

“Petrokimikatet , blloku i ndërtimit të plastikës, po helmojnë tashmë komunitetet ngjitur me objektet e prodhimit me ndotje që shkaktojnë kancer. Pasojat e emetimeve të pakufizuara të dioksidit të karbonit të kësaj industrie do të ndikojë në efektin serë në gjithë botën”, tha Heather McTeer Toney, pjesë e studimit.

Shkencëtarët zbuluan se nëse në një vit do të rritej prodhimi i plastikës me 2.5 %  do të kemi dyfishim të emetimeve të gazrave serë deri në 2050, ndërsa nëse vendosej që në një vit sektorit i plastikës të rritet me 4 % atëherë emetimi i gazrave të dëmshme do të trefishohej deri në 2050.

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme