Sullivan: SHBA, presion Katarit që Hamasi të kthejë përgjigje për armëpushimin dhe pengjet

Botë | 3 vite më parë

Ndihmësi i lartë i presidentit amerikan Joe Biden për sigurinë kombëtare tha se ai u kërkoi bashkëbiseduesve që Hamasi të kërkonte një përgjigje të shpejtë ndaj propozimit për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazw.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan tha se ai e bëri kërkesën në një telefonatë të martën në mëngjes me kryeministrin e Katarit, i cili ka vepruar si ndërmjetës në bisedimet në vazhdim për lirimin e pengjeve në këmbim të një pauze në luftime.

“Nuk ka ende një përgjigje nga Hamasi. I kërkova të përpiqej të siguronte një përgjigje prej tyre sa më shpejt që të ishte e mundur”, u shpreh Sullivan.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nuk i ka ndarë planet për pushtimin e Rafahut me Shtetet e Bashkuara pasi tha të hënën se ishte caktuar një datë për operacionin.

“Nëse ai ka një datë, ai nuk e ka ndarë atë me ne” tha Sullivan, duke përsëritur shqetësimet e SHBA për një pushtim masiv tokësor të qytetit jugor të Gazës.

“Ka mënyra më të mira për të ndjekur Hamasin” tha ai, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë ua kishte paraqitur këto opsione zyrtarëve izraelitë javën e kaluar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme