Ndërhyrja në Rafah, Blinken: Izraeli s’ka caktuar një datë për operacionin ushtarak

Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se Izraeli s’ka bërë të ditur ende një datë për operacionin që pritet të ndërmarrë në Rafah të Palestinës.
“Presidenti ka qenë shumë i qartë në lidhje me shqetësimet tona në lidhje me aftësinë e Izraelit për t’i larguar civilët nga rreziku, për t’u kujdesur për ta pasi të jenë jashtë rrezikut dhe për të kryer çdo lloj operacioni të madh ushtarak që nuk funksionon dhe që shmang çdo dëm real për civilët, për fëmijët, për gratë dhe burrat”, tha Blinken gjatë një konference për shtyp në Departamentin e Shtetit së bashku me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar David Cameron në Uashington, DC.
Sa i përket një date të mundshme për operacionin që pritet të ndërmerret në Rafah, Blinken tha se nuk pret që “të ndërmerren veprime” përpara bisedimeve të SHBA-së me Izraelin për Rafah javën e ardhshme, duke shtuar: “S’shoh asgjë tani së afërmi”.
Blinken tha se SHBA po bisedon me Izraelin për “alternativa” ndaj një inkursioni në qytetin jugor të Gazës që do të ishte më efektive në “zgjidhjen e një problemi që duhet zgjidhur, por duke e bërë atë në një mënyrë që nuk rrezikon të pafajshmit”.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu theksoi të hënën se për pushtimin në Rafah është caktuar një datë, por pa e treguar konkretisht se në cilën datë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




