Borrell: Lufta në Evropë nuk është më fantazi, duhet të rriten investimet në mbrojtje

Botë | 3 vite më parë

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Xhosep (Josep) Borrell, ka paralajmëruar se një luftë në Evropë është në horizont.

Borrell deklaroi se konflikti në shkallë të plotë në Evropë nuk është më një fantazi dhe se evropianët duhet të gjejnë mënyra për t’u përgatitur financiarisht për një luftë potencialisht më të gjerë në kontinent.

“Lufta sigurisht që po afrohet rreth nesh (…) dhe një luftë konvencionale me intensitet të lartë në Evropë nuk është më një fantazi. “Rusia kërcënon Evropën” përmes luftës së saj në Ukrainë dhe sulmeve hibride ndaj vendeve anëtare të BE-së. Lufta nuk do të fillojë nesër, por ne nuk mund ta mohojmë realitetin”, tha ai në komentet më të qarta deri më sot” tha Borrell në një fjalim në një forum ekonomik në Bruksel.

Duke pasur parasysh se situatën e sigurisë në Evropë se sipas tij është në “krizë ekzistenciale”, Borrell vuri theksin te gjetjen e mënyrave të reja për të rritur investimet në mbrojtje.

“Ne kemi nevojë për një mjet të ri financimi ndërqeveritar (…) i krahasueshëm me atë që krijuam gjatë krizës financiare [eurozonës]”, tha ai.

Komentet e Borrell vijnë pasi disa shefa ushtarakë evropianë kanë lëshuar kohët e fundit paralajmërime se Rusia mund të përpiqet të minojë NATO-n në dekadën e ardhshme.

Megjithatë, përpjekjet evropiane për të rritur dërgesat e armëve në Ukrainë dhe për të riarmatosur forcat e tyre ushtarake vendase kanë filluar ngadalë tërhiqen, me çështjen më të ndjeshme që është financimi i ardhshëm i më shumë investimeve në mbrojtje.

“Shtetet anëtare të BE-së krijuan një Agjenci [Europiane] të Mbrojtjes, por nuk e financuan atë,” tha Borrell.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme