Senatorja amerikane: Veprimet e Izraelit në Gaza mund të gjykohen si gjenocid nga Haga

Botë | 3 vite më parë

Senatorja Elizabeth Warren u shpreh se gjykatat ndërkombëtare mund të interpretojnë veprimet e Izraelit në Gaza si gjenocid.

“Ajo që Izraeli po bën është e gabuar. Nëse doni ta shikoni nga këndvështrimi i ligjit, unë besoj se ligi do të tregojë se ajo që po ndodh është gjenocid dhe ata kanë prova të mjaftueshme për ta bërë këtë,” tha Warren.

Senatorja Warren tha se populli palestinez po vdes nga uria dhe po bombardohet vetëm sepse nuk “po përkulen” sipas vullnetin dhe dëshirave të Izraelit.

“Për mua, është shumë më e rëndësishme të them se çfarë po bën Izraeli është e gabuar. Dhe është e gabuar. Është e gabuar t’i vdisni nga uria fëmijët brenda një popullsie civile në mënyrë që të përpiqeni t’i përkulni ata sipas vullnetit tuaj. Është e gabuar të hedhësh bomba 2000 paund në zona me popullsi të dendur civile. Unë mendoj se mund të bëj një argument më efektiv duke përshkruar sjelljen që po ndodh dhe nëse besoj se është e drejtë apo e gabuar”, tha Warren.

Në janar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë votoi në favor të 6 masave urgjente, duke urdhëruar Izraelin të parandalojë aktet që mund të bien në kundërshtim me Konventën e Gjenocidit të vitit 1948 dhe për të siguruar që ushtria e tij të mos kryejë akte gjenocidale në Gaza.

Warren ka kritikuar edhe politikat e administratës Biden ndaj Izraelit, duke bërë thirrje për një armëpushim dhe duke kërkuar kushte për ndihmën e ardhshme për aleatin amerikan.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme