Ambasadori palestinez në OKB akuzon Izraelin: Ka sulmuar qëllimisht autokolonën e ndihmave në Gazë

Ambasadori palestinez në Kombet e Bashkuara ka akuzuar Izraelin se ka goditur qëllimisht stafin e organizatës humanitare në një sulm në Gazë këtë javë.
“Vrasja e punonjësve të ndihmës humanitare nuk është një incident i izoluar. Izraeli e dinte shumë mirë se kë po synonte, duke goditur tre makina në tre lokacione, pavarësisht faktit se ato ishin të identifikueshme dhe ishin koordinuar me Izraelin”, tha ambasadori, Riyad Mansour, në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ambasadori tha se u deshën vdekjet e të huajve që komuniteti ndërkombëtar të pranonte vuajtjet e palestinezëve në Gaza gjatë 180 ditëve të fundit.
Sulmi vrau një palestinez, tre britanikë, një shtetas të dyfishtë amerikano-kanadez, një australian dhe një polak, sipas organizatës.
Të premten, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit publikuan një raport mbi vrasjet, për të cilat tha se shkelnin protokollet e veta dhe nuk duhej të kishin ndodhur.
Raporti zbuloi se forcat e IDF gabuan kur supozuan se kishte njerëz të armatosur të Hamasit që udhëtonin në kolonën e ndihmave dhe hapën zjarr mbi automjetet.
WCK ka bërë thirrje për hetime të mëtejshme të pavarura, duke thënë se IDF-së nuk mund t’i besohet “të hetojë dështimin e saj në Gaza”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




