Dodik dekoron Orban me çmimin e “Putin” – Kryeministri hungarez thotë se pa Serbinë, nuk ka siguri dhe stabilitet në BE

Botë | 3 vite më parë

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban zhvilloi këtë të premte një vizitë në Republikën Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u takua me kreun e këtij entiteti Milorad Dodik.  Gjatë konferencës së përbashkët Orban u shprehur se Evropa ka nevojë për Serbinë dhe se përfshirja e tyre në BE është e shëndetshme për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

“Unë gjithmonë i kam mbështetur serbët në politikën ndërkombëtare, sepse kam fituar bindjen se politika ndërkombëtare është e padrejtë, nuk është një politikë e drejtë. Në Evropë nuk e pranojnë se Evropa ka nevojë për serbët. Pa serbët nuk ka siguri evropiane”, tha Orban. 

Kryeministri hungarez paralajmëroi “vizita më të shpeshta” në entitetin që qeveriset nga serbët e Bosnjës, ndërsa  Budapesti  merr presidencën e Bashkimit Evropian, në fillim të korrikut.  Ai tha se ka formuar një ekip të posaçëm vetëm për Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë, Dodik i dha liderit hungarez çmimin “Urdhri i Republikës Sërpska”, për të cilin tha se u jepet vetëm “miqve të mëdhenj e të vërtetë”. Hungaria ia ka premtuar Republikës Sërpska 100 milionë euro ndihmë.

Gazetar: A. Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme