Izraeli kalon në gatishmëri të lartë në mbrojtjen ajrore, pritet sulm “hakmarrës” nga Irani

Pas bombardimeve izraelite që rrafshuan konsullatën iraniane në Siri ku vdiq edhe Mohammed Reza Zahedi, një prej gjeneralëve më të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, Izraeli është në gatishmëri të lartë për një përgjigje të mundshme iraniane.
Pas ngjarjes, Irani paralajmëroi reagim të ashpër ndaj Izraelit, ndërsa edhe Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA), ka paralajmëruar autoritetet izraelite se mund të goditen nga një sulm iranian.
IDF thotë se ka forcuar grupin e saj të mbrojtjes ajrore, duke thirrur rezervistët pas një vlerësimi të ri.
Masa vjen pas kërcënimeve të Iranit për t’iu përgjigjur vrasjes së dyshuar izraelite të Mohammad Reza Zahedi, zyrtari më i lartë i IRGC-së në Siri, së bashku me zëvendësin e tij, pesë oficerë të tjerë të IRGC-së dhe të paktën një anëtar të Hezbollahut.
Channel 12 raporton se Izraeli është në gatishmëri të lartë për një përgjigje të mundshme iraniane ndaj sulmit në Siri dhe se një sulm hakmarrës me origjinë nga territori iranian – në krahasim me një nga përfaqësuesit e tij – do të kërkonte një përgjigje më të rëndësishme IDF.
Në kuadër të masave të ndërmarra mbi një sulm të mundshëm, Izraeli ka njoftuar forcimin e mbrojtjes ajrore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




