Tërmeti me magnitudë 7,4 godet Tajvanin, katër viktima dhe qindra të lënduar

Një tërmet me magnitudë 7,4 i shkallës Rihter ka goditur Tajvanin. Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve të Tajvanit ka bërë me dije se katër persona kanë humbur jetën, 711 persona janë lënduar ndërsa 77 persona kanë mbetur të izoluar.
Tërmeti shkaktoi shembje ndërtesash, ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrëshqitje dherash. Tërmeti, goditi afër qytetit turistik të njohur Hualien, në bregun lindor të Tajvanit, duke dëmtuar ndërtesat dhe duke bllokuar njerëzit në mes të lëkundjeve pas tërmetit, i cili filloi në orën 7:58 të mëngjesit të sotëm (3 prill).
Qendra e Tajvanit për Shkencën dhe Teknologjinë (CST) tha se njerëzit dhe automjetet ishin bllokuar në tunelin Dachingshui.
Edhe pse u mat në 7,7 të shkallës Rihter në Japoni, agjencia e monitorimit të tërmeteve të Tajvanit njohu magnitudën si 7,2, duke e bërë atë më të fuqishmin që ka goditur Tajvanin që nga viti 1999, kur një tërmet me magnitudë 7,6 vrau 2.100 persona ndërsa plagosi mijëra të tjerë.
Autoritetet lëshuan më herëtnjë këshillë për cunami për ishujt në prefekturën jugore të Okinaëas, ku ata gjithashtu urdhëruan banorët e zonave jugperëndimore të Japonisë të largoheshin nga bregu.
Ekipet e shpëtimit po punojnë për të arritur te personat e bllokuar në tunele, banesa, e ndërtesa të shembura. Të paktën 12 persona u shpëtuan nga ndërtesa Uranus në Hualien.
Në Taipei, dy persona u shpëtuan nga një ashensor i bllokuar në rrethin Zhongshan dhe shtatë persona u shpëtuan nga skena e një ndërtese të shembur në distriktin Xindian në New Taipei City.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




