Izraeli kërkon sërish mbylljen e “UNRËA” – Paraqet kërkesën në OKB, thotë se Agjencia ka dështuar në dërgimin e ndihmave

Botë | 3 vite më parë

Izraeli ka paraqitur një kërkesë në OKB për mbylljen e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën e Refugjatëve Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRËA). Sipas një lajmi të “The Guardian”, bazuar në zyrtarë të OKB-së, Izraeli e bëri kërkesën javën e kaluar përmes shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Herzi Halevi. 

Duke thënë se nuk dëshironte të punonte me këtë organizatë (UNRËA-në) për ndihmën që do të dërgohej në Gaza, Izraeli fajësoi kapacitetin e OKB-së në Gaza për dështimin e më shumë ndihmave për të hyrë në rajon.

Zyrtarët e SHBA-së janë deklaruar se SHBA-ja e mbështet kërkesën e Izraelit, por vendet e tjera që mbështesin agjencinë dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e kanë kundërshtuar këtë kërkesë. Duke argumentuar se UNRËA është i vetmi institucion me burimet dhe sigurinë për të ofruar ndihma në Gaza, burimet e OKB-së thanë se ndërsa rreziku i urisë në Gaza vazhdon, kalimi në një rend të ri në përputhje me kërkesat e Izraelit do të kishte pasoja katastrofike.

Në fillim të vitit Tel Avivi akuzoi se disa persona të Agjencisë se ishin përfshirë në sulmet e 7 tetorit duke bërë që shumë shtete dhe Bashkimi Evropian të ndalnin ndihmat humanitare për këtë Agjenci. Por, Izraeli nuk mundi ti faktonte akuzat e tij dhe pas disa javësh  Australia, Kanadaja, Suedia dhe Bashkimi Evropian (BE) anuluan vendimet e tyre dhe njoftuan se do të vazhdojnë të financojnë Agjencinë për Ndihmën e Refugjatëve Palestinezë

Gazetar: A. Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme