Protestat-Izraelitët mbushin rrugët e Jerusalemit, kërkojnë dorëheqjen e Netanjahut

Protestat kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu kanë hyrë në ditën e dytë të tyre, ku protestuesit kërkojnë largimi e shefit të qeverisë.
Izraelitët kërkojnë largimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu teksa kanë mbushur rrugët e Jerusalemit.
Dhjetëra njerëz marshuan jashtë parlamentit të Izraelit, i njohur si Knesset, duke mbajtur në dorë banderola dhe parulla që i bënin thirrje Netanjahut të largohet nga drejtimi i vendit.
“Ti je lider, ti je fajtor!”, njerëzit mund të dëgjoheshin duke bërtitur.
Protestuesit fajësojnë kryeministrin për dështimin për të siguruar lirimin e pengjeve në Gaza, ndërsa të tjerët thërrisnin “Bibi, ti dështove. Shko në shtëpi”.
Netanjahu njihet në të gjithë Izraelin me pseudonimin “Bibi”. Disa protestues u ngritën një natë më parë me organizatorët që planifikonin të qëndronin përpara Knessetit dhe Gjykatës së Lartë deri të mërkurën, kur parlamenti izraelit do të fillojë pushimet e pranverës.
Netanjahu ka refuzuar thirrjet për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se vetëm Hamasi do të përfitojë prej tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




