Osmani: Ja kush e organizoi sulmin në Rusi. Pse Putin e kishte gati akuzën ndaj Ukrainës?

Botë | 3 vite më parë

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH se Presidenti rus Vladimir Putin, ende pa u hetuar ngjarja që shkaktoi tragjedi në Moskë, i kishte gati akuzat kundër Ukrainës.

Sipas tij, është marrë vendim që të transferohet zjarri në Rusi në Ukrainë, në Evropë, Lindjen e Mesme, madje dhe në Ballkan.

“Ka një skeç të madh. Rusia e kishte gati akuzën menjëherë ndaj Ukrainës dhe Zelenskit. Mundësia që Zelenski ta bëjë këtë është vetëm nëse ka një skenar të përbashkët mes Rusisë dhe Ukrainës. Putini u përpoq ta legjitimoi këtë akuzë. Shërbimet sekrete amerikane, madje edhe ato italiane e e kanë njoftuar Rusinë. Reagim ekstrem i Putinit mund të trondisi tregjet e energjisë. Rusia ka marrë sanksionet më të mëdha që mund ti vihen një shteti, madje dhe më të mëdha krahasuar me Iranin. Rusia me flotën e saj në hije e shiti naftën. Putini ia doli të shmangë sanksionet. Putini ka thënë se do që fitojë Biden, dhe ai me këtë kërkon të bëjë diversion. Janë shërbimet sekrete që duan të destabilizojnë në mënyrë që të kundërvenë Rusinë kundër Perëndimit. Rritja e çmimeve të karburanteve rrëzon Biden nga pushteti.”, tha Osmani.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme